Thyhet brava e bashkisë së Kavajës, hyn kryetari i ri dhe largohen protestuesit

schedule13:02 - 30 Korrik, 2019

schedule 13:02 - 30 Korrik, 2019

Ashtu si në rastin e Devollit  pas mbylljes së orarit zyrtar të punës kryetari i ri i Bashkisë së Kavajës ka hyrë forcërisht në godinë me ndihmën e policisë. Ndërsa ish-kryetari Isa Sakja është larguar se bashku me protestuesit në orën 16:00, pasi bllokuan bashkinë përgjatë 8 orëve.

Kryetari i ri i Bashkisë së Kavajës Redjan Krali  priti orën 16:00 që të largohej ish kryetari Isa Sakja dhe më pas i është drejtuar institucionit.

Bashkë me të ishin simpatizantët të cilët hodhën edhe fishekzjarre.

Godina ishte kyçur nga punonjësit e bashkisë, por me ndihmën e policisë është thyer brava e derës hyrëse të ndërtesës.

Kryebashkiaku arriti të hynte në zyrë. Ligji ka vepruar dhe bashkia u përket tani fituesve tha Krali.

Pas përfundimit të orarit zyrtar të punës ish-kryetari Sakja është larguar se bashku me protestuesit duke mbyllur dyert, të cilët nuk u lejuan të hapeshin përgjatë 8 orëve. Në këto kushte kryetari i ri i Bashkisë së Kavajës Redjan Krali bëri betimin e tij në ambjentet e Prefekturës i shoqëruar nga deputete të PS dhe Prefektja e Tiranës.

/ABC News Albania 24/7