E ardhmja e Rafael Leaos te Milani mbetet ende në pikëpyetje. Sulmuesi i talentuar portugez nuk është ulur ende në bisedime me klubin italian për të rinovuar kontratën e tij e cila skadon në vitin 2024.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, Jorge Mendes, akoma një person i afërt me Leaon, pavarësisht se agjenti i tij mbetet Ted Dimbula, ka folur me Real Madrid për t’i propozuar idenë e një transferimi të mundshëm të anësorit portugez në radhët e “Los Blancos”.
Në fakt, mësohet se Real Madrid e ka të gjithë fokusin e tij te mesfushori anglez i Dortmund, Jude Bellingham, i cili mbetet një objektiv kryesor në merkaton e verës.
Leao do të donte të qëndronte te Milani, pavarësisht se gjuha e përbashkët për shifrat e rinovimit nuk është gjendur sot e kësaj dite./ h.ll/abcnews.al