Dërgimi i avionë luftarakë nga shtetet perëndimore për të mbështetur Ukrainën që të mbrohet kundër Rusisë është “vetëm çështje kohe”, ka thënë kryeministri i Letonisë.
Krišjānis Kariņš tha se vendi i tij nuk do të hezitonte të dërgonte avionë në Kiev nëse do të kishin.
“Dorëzimi i avionëve luftarakë është vetëm një çështje kohe”, tha Kariņš, i lindur në SHBA, nga partia e qendrës së djathtë Unity Neë.
“Nuk e kuptoj pse perëndimi nuk duhet të dorëzojë avionë luftarakë. Nëse Ukraina ka nevojë për avionë luftarakë, ajo duhet t’i marrë ato.”
Në vazhdën e luftës së agresionit të Rusisë, Letonia ka vendosur të mbështesë shërbimin e detyrueshëm ushtarak për burrat e moshës 18 deri në 27 vjeç për herë të parë që nga viti 2007.
Në intervistë, Kariņš tregoi se do të mirëpriste lëvizje të ngjashme në vendet e tjera europiane.
/abcnews.al