Rinovimi i Leaos “ngec”, drejtori sportiv i Milan: Nuk ka ende ndonjë lajm të madh

schedule11:00 - 5 Mars, 2023

schedule 11:00 - 5 Mars, 2023

Prej kohësh tashmë “saga” e rinovimit të “luzitanit” Rafael Leao me Milanin, nuk po përfundon me klubin dhe lojtarin që ende nuk kanë gjetur akordin për të zgjatur kontratën aktuale të anësorit, e cila skadon në qershorin e vitit 2024.

Më shumë “dritë” mbi këtë temë hodhi dhe drejtori sportiv i Milan, Ricky Massara, i cili shpjegoi me pak fjalë arsyet e “zvarritjes” së nënshkrimit të kontratës së re.

“Ne po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje me pronarët që ai të rinovojë kontratën, si Giroud. Ne duam t’i mbajmë për një kohë të gjatë lojtarët tanë dhe po punojmë për këtë, por për momentin nuk ka ndonjë lajm të madh”, tha drejtuesi i klubit italian për “Sky Sport”.

Chelsea dhe Manchester City kanë qenë emrat më të interesuar për Rafael Leaon, i cili, nëse largohet nga “San Siro” verën e ardhshme, do të vlejë rreth 100 milionë euro”,- është shprehur Massara. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!