I ftuar në Abc News, analisti Edvin Kulluri u pyet gjithashtu edhe nëse Sali Berisha do të duhet të lirojë zyrën në selinë blu pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Analisti nuk kurseu ironinë teksa tha se Berisha dhe Alibeaj mund ta ndajnë selinë e partisë së tyre si një çift i divorcuar.
“Mund ta ndajnë si një çift i divorcuar. Vetëm se ka një problem se kur dy prindër të divorcuar nuk flasin me njëri tjetrin. Përgjithësisht fëmijët bëhen për psikiatër. Kjo po i ndodh elektoratit. Çdo parti politike që regjistrohet në gjykatë ka seli me adrresën e saj.”, tha Kulluri duke shtuar më tej:
Alibeaj me të tjerët që për momentin kanë të drejtën ligjore të përfaqësimit të PD-së duhet të shkojnë të ushtrojën detyrën në selinë e PD. Pastaj a do ta ndajnë me kate apo me gips, nuk e di. “, tha ai./abcnews.al