Lideri i opozitës ruse dërgohet nga qelia në spital

schedule12:33 - 29 Korrik, 2019

schedule 12:33 - 29 Korrik, 2019

Një reaksion i rëndë alergjik është bërë shkak, që lideri i opozitës ruse Aleksei Navalni të transferohet nga qelia në spital. Duke konfirmuar lajmin, zëdhënësi i tij u shpreh se Navalnit nuk i kishte ndodhur asnjëherë në jetë, një gjë e tillë.

Lideri kryesor i opozitës ruse Aleksei Navalni, pësoi një reaksion alergjie akut në burg dhe u transferua në spital. Lajmi u konfirmua nga mediat nga zëdhënësi i tij nëpërmjet një postimi në Twitter.

Ai shpjegoi se Navalni pati një fryrje në fytyrë dhe skuqje në lëkurë. Ende nuk dihet burimi i këtij reaksioni alergjie ndërsa zëdhënësi i tij këmbëngul se Navani nuk ka pasur asnjëherë një reaksion të tillë gjatë jetës së tij.

Avokat dhe një bloger i njohur anti-korrupsion, Navalni mbahet nën masa të rrepta sigurie në burg, dhe sipas bashkëpunëtorëve të tij po merr mjekimin e duhur.

Të enjten e kaluar Navalni u dënua me 30 ditë burg për shkak të apeleve të tij për të manifestuar dhe për të marrë pjesë në protesta të paautorizuara. Avokatët mbrojtës të Navalni bën të ditur se do të apelojnë vendimin pasi dënimi i tij është i paligjshëm dhe i pabazë./ABC News Albania 24/7