Avokati i Partisë Demokratike, Indrit Sefa ka dalë për një komunikim me mediat pasi Apeli vendosi të rrëzojë “Rithemelimin” dhe ta dërgojë çështjen në Shkallën e Parë.
Sefa tha se kjo ishte kërkesa e Partisë Demokratike, e cila tani do të vazhdojë të drejtohet nga organet legjitime të saj dhe do të regjistrohet në KQZ shumë shpejt.
“Së pari dua t’ju falenderoj për prezencën tuaj dhje për këtë seancë maratonë. Sot Apeli vendosi rikthimin e cështjen në Shkallën e Parë me ndryshim të trupës gjykuese, që ishte edhe kërkes jonë.
Ky ishte vendimi që u mor sot. PD vazhdon të drejtohet nga organet legjitime të saj. PD do të regjistrohet në KQZ në ditët në vazhdim.
Gjykata e Tiranës nuk ka asnjë mundësi që të marrë të njëjtin vendim si Zhukri.
PD ka organet legjitime të saj që do të vazhdojnë drejtimin e saj. Nuk është cështje godinash as vulash është cështje mentaliteti. Ligjtimetiti u vërtetua sot.
PD ka një seli dhe është ajo zyrtarja. Organet legjitime të PD administrojnë të gjithë ifrastrukturën e PD.
Nuk e dimë se kur do të shprehet Gjykata e Shkallës së Parë,” tha Sefa ndër të tjera.r.t/abcnews.al