Analisti Frrok Çupi e sheh protestën e thirrur nga Sali Berisha si një mundësi që ky i fundit t’i bëjë presion Gjykatës së Apelit për vulën e Partisë Demokratike.
Në një intervistë për Abc News, Çupi u shpreh se Berisha mendon se e ka gjykatën nën kontroll, siç e kishte për 30 vjet.
“Kjo është dita kur Berisha tenton të gjejë një mundësi për të bërë presion mbi Gjykatën e Apelit. Të dalësh dhe të bësh zhurma para gjykatës edhe kur nuk ke asnjë të drejtë, është krim. Megjithatë, ai do të bëjë presion sepse ai e mendon gjykatën, siç ne kishte për 30 vjet, e kishte macen që e shtrydhte.
Pse jemi sot në këtë sistem gjyqësor të tmerrshëm, me prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar? Janë të gjithë produkt i Sali Berishës”, theksoi ai.

