Kim Kardashian merret në pyetje nga FBI

schedule08:24 - 3 Mars, 2023

schedule 08:24 - 3 Mars, 2023

Kim Kardashian është marrë në pyetje nga FBI pasi personazhi i famshëm televiziv akuzohet se ka lidhje me biznesmenin e arratisur Joe Lowe, i cili përvetësoi miliarda dollarë nga firma malajziane e zhvillimit strategjik 1MDB.

Siç raportohet nga dailymail.co.uk, Kardashian pranoi se kishte festuar me Lowe në Las Vegas dhe kishte pranuar dhurata në para prej tij.

Sipas saj, ajo u takua me Lowe vetëm gjashtë herë, dy prej të cilave në një kazino. Megjithatë, ata mbajtën kontakte me mesazhe, ku biznesmeni i premtoi se do ta pasuronte me gjerdan diamanti dhe piktura të shtrenjta.

Gjithashtu, Joe Lowe mori pjesë në dasmën e Kim Kardashian me Kris Humphries në vitin 2011 dhe i dha asaj 305,000 dollarë si dhuratë martese, të cilat ajo i përdori për të blerë një Ferrari të bardhë. Ajo më vonë e shiti atë dhe i përdori paratë për të blerë një Lamborghini, e cila ishte e regjistruar në emrin e Kanye West./abcnews.al