McGonigal/ Açka: Të isha në vendin e Ramës kisha ikur me nder

schedule17:39 - 2 Mars, 2023

schedule 17:39 - 2 Mars, 2023

 

Në kuvend vazhdon seanca për çështjen “McGonigal”, ndërsa fjalën e ka marrë deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka.

Ajo u shpreh se gjuha që përdoret në parlament është kriminale, më pas akuzon deputetët e mazhorancës që i përkulen liderit të tyre.

Deputetja shtoi se të ishte në vendin e Ramës do të kishte ikur me nder, duke ia lënë drejtësisë të vendoste.

Kjo është gorga, ky është parlamenti. Ka gjë me kriminale se kjo gjuhë që përdoret këtu.

Në të djathtët jemi duke bërtitur ‘mbreti është lakuriq’, ju kolege të mazhorancës i përkuleni. Ka lënë kësulën këtu dhe ju i përkuleni.

Nuk e di kë sulmojmë ne dhe kë mbroni ju. Njeriun që e ka sharë Shqipërinë në gjuhë të huaj. Është radha e tij të japë llogari pse e ka sharë Shqipërinë në gjuhë të huaj. Ai përmendet personalisht, unë të isha në vendin e tij do të kisha ikur me nder, ia leja drejtësisë.

Qeverisja para se të jetë ngrehinë politike është ngrehinë morale”, tha ndër të tjëra Açka.r.t/abcnews.al