Kryeministri Edi Rama në një status në rrjetet sociale ka sjellë në vëmendje amanetin e regjistorit të ndjerë të Teatrit Kombëtar Mihallaq Luarasi, i cili fliste për domosdoshmërinë e ndërtimit të një teatri të ri.
“Mihallaq Luarasi, regjisori i famshëm i Teatrit Kombëtar, u kthye në shënjestrën e pamëshirshme të diktaturës komuniste, gjatë gjuetisë së egër të shtrigave që Enver Hoxha shpalli në vitet ‘70, kundër artit e kulturës së degjeneruar perëndimore”, shkruan Rama. Ai sjell në vëmendje se Luarasi u linçua publikisht nga vetë diktatori komunist dhe u sfilit burgjeve, duke hyrë në librat e gazetat e propagandës enveriste, si një dele e zezë e regjimit totalitar. “Ai sot nuk jeton më, por e ka lënë pak vite më parë amanetin e tij për Teatrin Kombëtar”, shkruan Rama.

Në deklaratën e viteve më p0arë, regjisori i ndjerë Mihallaq Luarasi shkruante se teatrit actual është i pandreqshëm dhe në gjendje të turposhme.
“Duhet më shumë vëmendje për Teatrin Kombëtar, nuk duhet një rikonstruksion i tij, por ndërtimi i teatrit të ri”, thuhet në deklaratën e Luarasit, të risjellë në vëmendje nga kryeministri Rama. /ABC News Albania 24/7


