“E kam njohur më shumë Shqipërinë për shkak të Dritëro Agollit”, rrëfehet muzikanti arbëresh me shqiponjën tatuazh

schedule10:47 - 2 Mars, 2023

schedule 10:47 - 2 Mars, 2023

Santino De Bartolo është një muzikant dhe kantautor arbëresh, i cilin ka një lidhje shumë të ngushtë me Shqipërinë. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se kjo është hera e tretë që vjen në Shqipëri dhe ndjen një mikëpritje të jashtëzakonshme.

Santino ka zbuluar se Shqipërinë, fillimisht e ka njohur si vendin e Dritëro Agollit, me vajzën e të cilët edhe është takuar. Ai madje ka treguar edhe tatuazhin që ka bërë në krahë, pra bëhet fjalë për një shqiponjë dedikuar Shqipërisë.

“Kjo është hera e tretë që vij në Shqipëri. Unë jetoj në një vend arbëresh në Kalabri që ishte një vend ku jetoi, një poet që ishte shumë mik me Dritëro Agollin dhe unë kam takuar këto ditë dhe vajzën e Dritëro Agollit.

Unë kur isha i vogël nuk e kisha menduar që do të vija në Shqipëri, hera e parë ishte në 2018, kur unë bashkë me Shoqatën Flora Nikola, që na ftoi me disa miqtë tanë dhe ajo ishte nxitja e parë. Kjo është hera e tretë, mua më pëlqen sepse ti e ndjen edhe kur vjen në aeroport, merr taksin. Mua më pëlqen të bisedojë me njerëzit dhe më thonë: ‘Ah, qenke arbëresh, je gjak i Skënderbeut’. Edhe unë ndihem krenar për këtë. Është një nga arsyet pse unë vij.

Ka ndonjë mikpritje që ndonjëherë ndjej mornica në trup, sepse mikëpritja është me zemër dhe nuk është thjesht formale, sa për të thënë”, u shpreh ndër të tjera Santino./abcnews.al