Një vajzë nga Misuri i ka dhuruar babait të saj, fshehurazi veshkën e saj. John Ivanowski, i cili vuan nga një formë e sëmundjes së veshkave, ishte në një aparat dializë çdo dy ditë për rreth pesë orë në ditë.
Ndërsa vajza e tij Delayne, 25 vjeçe, i kërkoi atij që t’i dhuronte organin e saj për të përmirësuar shëndetin dhe cilësinë e jetës së tij, ai vazhdoi të thoshte jo dhe ta kundërshtonte.
“Ti je shumë e re, ke jetën përpara”, tha babai kokëfortë 60-vjeçar.
Por këmbëngulja e Delayne ishte shumë e madhe dhe kështu ajo filloi procesin e dhurimit pas pa dijeninë e të atit.
25-vjeçarja tha se kontaktoi mjekun e babait të saj dhe pasi ai u bë mirë për transplantin, ata filluan ta testonin për t’u siguruar që veshka përshtatej.
“Do ta bëj. Nuk më intereson se sa i zemëruar është me mua. Nuk më intereson nëse më nxjerr nga shtëpia apo nëse më urren apo nuk më thotë asnjë fjalë për gjithë jetën”, tha ajo për ABC Neës.
“Të paktën ai do të jetojë një jetë të mirë dhe nuk do të jetë i lidhur me një pajisje.”
Babai nuk e dinte deri në momentin kur vajza hyri në dhomën e tij dhe e pa me veshjen e spitalit. Momenti prekës u filmua dhe u postua në TikTok nga Delayne, teksa babai i saj në tronditje të plotë kur hyri brenda.
/abcnews.al