Mbretëresha Margaret zbulon arsyen e vërtetë që i hoqi titujt nipërve të saj

schedule14:01 - 1 Mars, 2023

schedule 14:01 - 1 Mars, 2023

Mbretëresha Margarita e Danimarkës u ka kërkuar falje publike familjarëve të saj pasi mori vendimin për t’u hequr titujt nipërve të saj!

Vendimi preku drejtpërdrejt fëmijët e lindur nga djali i saj i dytë, Princi Joachim: Nikolai dhe Felix, djemtë e tij me gruan e tij të parë Alexandra dhe Athena dhe Henrik, të cilët ai i ka me Princeshën Maria.

Nga 1 janari, ata nuk njiheshin më si “Lartësi mbretërore, princi apo princesha”. Në vend të kësaj, ata tani quhen Kont ose Konteshë e Montbezat. Vendimi, kur u njoftua, shkaktoi mjaft bujë, me Princin Joachim, Princeshën Maria, Alexandra dhe Nikolai që folën publikisht për zhgënjimin e tyre.

Mbretëresha Margaret foli për vendimin e saj në një intervistë të sinqertë së fundmi në Amalienborg. Ajo zbuloi motivet e saj të vërteta për heqjen e titujve teksa foli për të ardhmen e monarkisë, ndërsa rrëfeu se ka besim të plotë tek djali i saj, Frederiku, që të udhëheqë vendin kur të vijë koha për ta pasuar atë në fron./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!