50 vite krijmtari piktori i filmit Shyqyri Sako i ka përmbledhur në një ekspozitë në kryeministri. “Artisti i Merituar” në një intervistë për ABC News rrëfen sekretet e një jete duke realizuar pllakatet. Humbja e pllakateve origjinale e ka bërë që t’i realizojë nga e para në moshën 80 vjeçare.
Piktori i parë profesionist i filmit shqiptar Shyqyri Sako prezanton ekspozitën “Duke pikturuar filmin” në Qendrën për hapje edhe Dialog në Kryeministri.
Sapo vë këmbën në hyrje përpara të shfaqen pllakatet e filmave të njohur shiptarë.
“Njësiti Gueril” (1969), “Kapedani” (1972), “Rrugë të bardha” (1974), “Dimri i fundit” (1976), “Tomka dhe shokët e tij” (1977), “Mësonjëtorja” (1979), “Fundi i një gjakmarrjeje” (1983), “Shpella e piratëve” (1990), “Përdhunuesit” (1994) etj.,
Gjysëm shekulli krijmtari Shyqyri Sako ia ka dedikuar pllakatit të filmave dhe dekoreve. Plot emocion ai na rrëfen për fillesat.
Humbja e kopjeve origjinale ka bërë që Sako t’i ribëjë të gjitha nga e para 40 pllakatet e filmave
Si muzë frymëzimi ai ka patur gjithnjë skenarin.
Teksa na shpjegon disa prej sekreteve të realizimeve ai shpjegon edhe zgjidhjet që i ka dhënë përmbledhjes së filmit përmes pllakatit.
Kur e vë të zgjedhësh mes më të preferuarve e ka një më afër zemrës.
Vend të veçante në këtë prezantim zënë edhe figurantët e filmit të vizatuar prej Sakos në shesh xhirim.
Shyqyri Sako ka bashkëpunuar me të gjithë regjisorët shqiptarë.
Megjithëse në pllakatë ai ka shënuar sukses, por nuk harron se dekori ishte pjesa më e fortë e punës së tij ku ka punuar edhe me piktorin e filmit Skënderbeu, Shpineli.
Teksa flet me pasion për Pllakatat origjinale, vizatimet, portrete edhe piktura të “Artistit të Merituar”, Shyqyri Sakos, nuk harron që të falenderojë ata të cilët e shtynë në këtë rrugë.
Bilancin mes talentit dhe punës ia jep kësaj të dytës.
Pas viteve 90 ai i është dedikuar peisazhit që cilëson si poezi të shpirtit.
Ekspozita e veçantë që sjell punën e artistit, duke e cilësuar, si piktori i parë profesionist i filmit shqiptar, është mbështetur nga Arkivi Qendror Shqiptar i Filmit dhe do të qëndrojëe hapur deri më 31 gusht në hollin kryesor të Kryeministrisë. /ABC News Albania 24/7