Dy inspektorë të taksave në bashkinë e Shkodrës janë vënë në pranga, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë drejtori i kësaj drejtorie në këtë institucion.
Të tre akuzohen për korrupsion pasiv, shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, pasi kanë favorizuar biznese në plazhin e Velipojës. Idlir Dibra dhe Gegë Nika dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin në këmbim të marrjes së ryshfetit në një subjekt në plazhin e Velipojës, nuk kanë deklaruar numrin real të dhomave të këtij hoteli për të shmangur pagesën e taksave në bashki.
Në gjendje të lirë është proceduar edhe pronari i hotelit për fshehje të të ardhurave. Operacioni është kryer nga policia e Shkodrës ku janë ushtruar kontrolle në disa subjekte në këtë zonë bregdetare. /ABC News Albania 24/7