Tragjedia në Greqi/ Flet mjekja: 7 trupa janë djegur plotësisht, vetëm testi i ADN-së mund t’i identifikojë

schedule11:02 - 1 Mars, 2023

schedule 11:02 - 1 Mars, 2023

Trupat e shtatë prej viktimave nga përplasja tragjike e dy trenave në Greqi janë djegur plotësisht. Sipas mediave greke, për identifikimin e tyre nevojitet testi i ADN-së. Aktualisht ata ndodhen në morgun e përgjithshëm të Larisës, zona ku ndodhi aksidenti.

Shefja e Shërbimit Mjekësor të Larisës, Rubin Leontari tha se “transferimi i trupave po vazhdon”.

7 trupa janë karbonizuar. Procesi i identifikimit ende nuk ka filluar. Ky është një proces që kërkon kohë. Disa trupa kanë nevojë për testin e ADN-së ne mënyrë që të bëhet identifikimi i tyre”, tha ajo në një intervistë për mediat greke.

Pjesa më e madhe e trupave të karbonizuar janë të rinj. Autoritetet greke besojnë se numri i viktimave ka gjasa të rritet. Deri më tani janë regjistruar 38 viktima nga përplasja e  dy trenave.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!