Nëse duam që fëmija të mësojë numrat, do të jetë më e lehtë dhe më argëtuese nëse bëhet përmes një loje.
Le të shohim disa shembuj…
– Kur i kërkoni fëmijës të vendosë diçka në rregull, nxiteni të renditë sendet ashtu siç i vendos në vendin e tyre. Nëse ai bën një gabim, bëni numërimin së bashku.
– Blini atij lodra që do ta ndihmojnë direkt ose indirekt të mësojë numrat.
– Hidhni një zare, fëmija duhet t’ju japë aq fasule sa tregoi zari.
– Gjeni këngë, tekstet e të cilave u referohen numrave dhe këndojini me fëmijën tuaj. Akoma më mirë, mund të krijoni një këngë të frymëzimit tuaj që mund t’i jepni formë tekstit për ta bërë edhe atë argëtuese.
– Bëni fytyra të buzëqeshura në çdo gisht me shënues dhe filloni të numëroni.
– Përfitoni nga koha e ngrënies dhe kërkojini atij t’u përgjigjet pyetjeve tuaja me numra. Për shembull, sa biskota keni ngrënë? sa gota lëng portokalli keni pirë? sa pjata ka në tavolinë, sa gota etj.
– Jepini atij një byzylyk me karamele ose rruaza me ngjyra, numëroni sa janë të kuqe, të verdhë etj./abcnews.al