Liverpool sytë nga Leao, anglezët gati të ofrojnë yllin e ekipit në shkëmbim

schedule08:20 - 1 Mars, 2023

schedule 08:20 - 1 Mars, 2023

Jurgen Klopp dëshiron të kryejë revolucion te Liverpooli në verë dhe për sulmin ka menduar një emër të madh.

Siç raporton “TeamTalk”, objektivi është Rafa Leao i Milanit. Portugezi është profili i duhur dhe i preferuar për teknikun gjerman dhe lojtari portugez e ka treguar se është një talent i klasit botëror.

Leao ka një klauzolë të lartë, por për ta bërë të mundur këtë transferim, Klopp mendohet se është i gatshëm të ofrojë Luis Diaz.

Kolumbiani pati një start të mrekullueshëm me Liverpoolin këtë sezon, por dëmtimi që pësoi e la jashtë fushave për një kohë të gjatë./ h.ll/abcnews.al