Manchester City ka kaluar me lehtësi në çerek-finalet e “FA Cup”, teksa ka triumfuar me rezultatin e pastër 0 me 3, në transfertën e Bristol City.
“Qytetarët” gjetën avantazhin që në minutën e 7’-të, me Phil Foden, që nuk gabon para portës, pas një pasimi perfekt të Riyad Mahrez, duke e mbyllur pjesën e parë me këtë rezultat. Foden mendoi gjithashtu për 2-fishim e shifrave, teksa gjeti sërish rrugën e rrjetës, në minutën e 74’-të, ndërsa Kevin de Bruyne vulosi rezultatin 0 me 3, në minutën e 81’-të.
Tashmë, Manchester City do të presë emrin e kundërshtarit të radhës në “FA Cup”, pas përfundimit të raundit të 1/8-ve, ditën e nesërme. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: