Një fotograf mbeti i habitur kur kapi formën e një fytyre në një dallgë në det.
Ian Sproat bëri rreth 4000 fotografi gjatë një xhirimi 12 orësh në Roker Pier në Sunderland të shtunën.
41-vjeçari nga North Tyneside tha se ishte i kënaqur që kapi fytyrën në foto, dhe po mendonte se “çfarë dreqin po ndodhte?”
Ai filloi të fotografonte rreth dy vite më parë për të përballuar problemet e shëndetit mendor të shkaktuara nga bllokimi i koronavirusit.
Sproat tha se pasioni i tij ishte kapja e formave të ndryshme të krijuara nga dallgët dhe peizazhi detar dhe ai nuk mund t’u besonte syve të tij kur hasi formën e një fytyre në profil ndërsa rishikonte imazhet e tij.
Fotoja mori një reagim të madh kur Sproat, e shpërndau atë në faqen e tij në Instagram me mbishkrimin: A mund të jetë perëndesha e ujit Amfitrita, apo e dashura jonë e ndjerë mbretëresha Elizabeth?
Elektricisti tha për BBC se nuk ishte fotografia më e mirë, por ai ishte i kënaqur me të.
Ai tha se fotografia kishte filluar si një hobi: Unë me të vërtetë e përballova keq bllokimin,dhe isha vërtet i stresuar me punën time.
“Më duhej diçka ku të mund të gjeja qetësinë time dhe e kuptova dëshirën time për fotografi të largon mendjen nga gjithçka tjetër.
“Kjo më ndryshoi jetën, tani jam një person tjetër”.