Lideri i opozitës Lulzim Basha në takimin me demokratët e Delvinës, shprehu shqetësimin e PD për varfërimin e shqiptarëve për shkak të grabitjes së tyre nga qeveria.
“Një grusht klientësh bashkë me Edi Ramën dhe qeverinë e tij janë shndërruar në grabitës të çdo pasurie publike dhe të çdo burimi natyror të vendit. Ata janë shkaku i thellimit të varfërisë,papunësisë, mungesës së mundësive.”
Basha i quajti klientët e Edi Ramës një grusht biznesmenësh grabitqarë që ndajnë paratë dhe pasuritë me njëri- tjetrin.
“Ekonomia dhe pasuritë e vendit janë në duart e këtyre pak njerëzve përreth Edi Ramës. Bregdetin ua ka grabitur qytetarëve dhe, me vendime speciale, ua ka dhënë oligarkëve që kanë ndërtuar në toka të vjedhura buzë detit’-tha Kreu i Opozitës.
Kryetari i PD tha se braktisja e interesit publik për të pasuruar veten dhe një grusht biznesmenësh dhe kriminelësh, është një nga arsyet e refuzimit plebishitar të Edi Ramës më 30 Qershor. Basha u shpreh se kjo ishte një datë që e vilulosi Edi Ramën, edhe sipas raportit të OSBE/ODIHR, në një grabitës votash dhe të një politikani qe shkel Kushtetutën për të uzurpuar çdo pushtet.
“30 qershori është nul dhe i pavlefshëm. Çdo produkt i tij është nul dhe i pavlefshëm”– tha kreu i opozitës duke u shprehur mirënjohës për çdo banor të Delvinës që iu bashkua shumicës absolute të 85 përqind të shqiptarëve, të cilët duan ndryshimin.
Lideri i opozitës Lulzim Basha tha se angazhimi i tij madhor është t’ua kthejë mirënjohjen shqiptarëve me vepra konkrete për mirëqenien e tyre, kur PD të marrë drejtimin e vendit. /abcnews.al