Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi para se të niset në vendez afrikane se po krijohet një ligj i ri në lidhje me kthimin e veprave të artit për vendet afrikane që i kërkojnë ato.
“Ky projektligj do të propozohet në javët në vijim nga ministrja e Kulturës dhe do të bëjë të mundur përcaktimin e metodologjisë dhe kritereve të përpunimit të këtyre restaurimeve, bazuar në një partneritet kulturor dhe shkencor, për pritjen dhe mirëmbajtjen nga këto projekte”, tha presidenti francez, duke shpresuar që kjo qasje të jetë pjesë e një dinamike më të gjerë, por edhe të një dinamike europiane.
Duke iu referuar edhe aspektit ekonomik të turneut të presidentit francez, gazeta Les Echos vë në dukje se Macron së fundmi njoftoi reduktimin e personelit ushtarak francez në Afrikë, duke bërë njëkohësisht thirrje për një zgjim të botës ekonomike franceze. Ai vuri në dukje nevojën që Franca të ndërtojë një “partneritet të rinovuar” me vendet afrikane, i cili është minuar vitet e fundit, në nivel ushtarak, diplomatik, ekonomik dhe kulturor.
Vizita e tij në Republikën Demokratike të Kongos, ka si synim marrëdhëniet ekonomike në tre fusha: tranzicioni i energjisë dhe metalet kritike, të cilat janë të nevojshme për prodhimin e baterive, infrastrukturën urbane, si dhe teknologjive të reja dhe dixhitale.
Së fundi, gazetari dhe autori i disa librave mbi marrëdhëniet franko-afrikane, Antoine Glazer, në një intervistë për Liberation, thekson kufijtë e ndikimit të Parisit në një Afrikë “tani të globalizuar”. Sipas tij, “Macron nuk është më sundimtar dhe Franca nuk është dukur kurrë kaq e brishtë, me ndikimin e saj në kontinent”. /abcnews.al