Parashikues dhe “ekspertë” të Urbanistikës, hajdutët grabisin të moshuarën

schedule12:23 - 28 Shkurt, 2023

schedule 12:23 - 28 Shkurt, 2023

Një e moshuar është mashtruar nga dy persona të panjohur, të cilët kanë shkuar në shtëpinë e saj me pretekstin se ishin punonjës të Urbanistikës. Ata i kanë thenë të moshuarës se do të kontrollonin muret e shtëpisë pasi sipas tyre pritej një tërmet i madh.

Ngjarja ka ndodhur në një fshat të Prevezës, Greqi.

E moshuara i ka lejuar të kontrollojnë shtëpinë, por kur personat në fjalë janë larguar, ajo ka konstatuar se i kanë vjedhur portofolin në të cilin kishte një sasi të vogël parash dhe ka njoftuar menjëherë policiinë.

Në kuadër të hetimeve paraprake të kryera nga punonjësit e policisë së departamentit Ziros, u identifikua njëri prej tyre, i cili është grek.

/abcnews.al