Filmi “Everything Everywhere All At Once” ishte fituesi i madh i cmimeve Screen Actors Guild, njohur shkurtimisht si SAG. Filmi i zhanrit fantasitiko-shkencor fitoi katër çmime SAG, të cilat janë më të fituarat ndonjëherë nga një film i vetëm.
Mishel Jeo, aktorja e njohur koreano-jugore, e rrëmbeu trofeun e aktores më të mirë protagoniste, duke mposhtur një rivale tepër dinjitoze, siç është aktorja me famë botërore, Keit Blanshet.
“Isha e vlerësuar në këtë kategori, përballë disa titanëve të vërteta në aktrim. Të marr këtë cmim nga ju, që e kuptoni shumë mirë se cfarë do të thotë të ngjitesh këtu, që e njihni këtë rrugët, uljet dhe ngritjet, gëzimet e vështirësitë e tij, është shumë e rëndësishme për mua.”
Ylli tjetër i filmit, Ki Hui Kuan u bë aziatiku i parë që fiton çmimin e aktorit më të mirë në një rol dytësor, ndërsa Xhejmi Li Kurtis triumfoi në kategorinë e aktores më të mirë në një rol joprotagonist.
Triumfi i kësaj aventure fantastiko-shkencore i jep aktores një një vrull të rëndësishëm përpara çmimeve OSCAR që priten të zhvillohen më 12 mars.
Nga radhët e aktorëve amerikanë, ishte Brendon Frezor, ai i cili e mbajti lart pishtarin e fitores, duke rrëmbyer çmimin e aktorit më të mirë, për rolin e tij në “The whale”.
Që prej fitores madhështore që Bong Xhu Ho dhe filmi i tij “Parasite” korrën në çmimet Oscar, kultura koreano-jugore e ka shtrirë suksesin edhe më gjerë, në rang kinematografik./abcnews.al