5 vite pa Gëzim Qëndron, Marku zbulon pengun e bashkëshortit të ndjerë: Mungesa e tij është e jashtëzakonshme

schedule10:00 - 27 Shkurt, 2023

schedule 10:00 - 27 Shkurt, 2023

Sot shënohen 5 vite nga ndarja nga jeta e studiuesit Gëzim Qëndro dhe bashkëshortja e tij, gazetarja Arta Marku ka zgjedhur të botojë një libër me disa nga studimet e tija mbi Skëndërbeun me titullin “Paradigma e narciszmit kolektiv”.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo ka folur lidhur me këtë botim, madje ka zbuluar edhe pengun që i ka mbetur nga bashkëshorti. Marku e ka cilësuar Qendron si shumë të lidhur me punën dhe të përkushtuara.

Vërtetë statujat e udhëheqësit ose portretet në kal kanë tipare të përbashkëta, ndryshimi qendron te këndëvështrimi i autorit apo te i asaj që i kërkohet autorit, pra kush është Skëndërbeu? Është luftëtari, udhëheqësi, njerëzori. Ky libër është një studim mbi artin dhe një lloj interpretimi i historisë.

Gëzimi ishte kaq shumë i lidhur me punën, më kujtohet atëherë kur ai u largua, unë shqetësimin më të madh e kisha te librat që nuk u botuan. Jo thjesht që nuk u botuan, por thjesht sepse ky libër që unë e kam botuar ashtu siç Gëzimi e la, por do të zhvillohej dhe siç të thash ishte edhe monumenti i Shkupit për t’u interpretuar por libri në vetvete ndoshta do të kishte gjetur shtigje të tjera. Pra, librat janë në një gjendje të caktuar në arkiv, por nuk janë në përfundimin që Gëzimi donte t’i çonte. Edhe isha shumë e shqetësuar këtë gjë, si do t’ja bëj me librat, si nuk arriti ai t’i shkroi librat, si nuk arriti t’i çoj deri në fund. Harroja gjërat e tjera, në fakt mungesa e tij është e jashtëzakonshme për mua ende sot, sepse ishte njeriu me të cilin do ecja, do çoja përpara jetën time, të vajzës sonë. Sot pas 5 vjetësh, mendoj po të njëjtën gjë, pra pengu më i madh i imi është libri dhe vepra e tij studimore”, u shpreh ndër të tjera ajo./abcnews.al