SERBI- Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi thotë se është kërcënuar me jetë përmes rrjetit social “Facebook”.
Ai ka publikuar mesazhin kërcënues si dhe emrin e personit që ia ka dërguar atë. Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin serb shprehet se kjo është atmosfera në të cilën punojnë e jetojnë shqiptarët në Serbi.
Shaip Kmaberi ka qenë një zë kumbues në Parlamentin serb në mbrojte të të drejtave të shqiptarëve, ndërsa nuk kanë munguar as rastet, kur ai ka shpalosur flamurin kuq e zi në seancat plenare atje.