Moti – E premte, 26 Korrik 2019

schedule08:16 - 26 Korrik, 2019

schedule 08:16 - 26 Korrik, 2019

Sipas MeteoAlb: Orët e paradites paraqiten në ndikimin e motit të kthjellët në zonat e ulëta dhe bregdetare, por me kthjellime dhe vranësira kalimtare do të jenë zonat malore. Parashikohet që pasditja dhe nata të vijonë me të njëjta kushte atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë prezente në territor.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë të pandryshueshme në vlerat e mëngjesit, por mesdita sjell 2 – 3 gradë rënie të tyre.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Perëndimore-Jugperëndimore duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!