Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nënshkruan kontratën me Bashën

schedule16:01 - 25 Korrik, 2019

schedule 16:01 - 25 Korrik, 2019

Kryetari i Partisë Demokratike nënshkroi kontratën me përfaqësuesit e Aleancës Qytetare për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Partia Demokratike angazhohet që brenda vitit të parë me ardhjen në pushtet të rrisë buxhetin për artin e kulturën. 

Artistët janë të bindur se kjo kontratë i përket së ardhmes, ndërkohë që ata  janë të bindur që të vazhdojnë protestën në skenë dhe shesh.

Simbolikisht në sallën qëndrore të Teatrit, Kombëtar, aty ku qytetarët dhe artistët arritën të hynin pas 1 viti, për të penguar transferimin e rekuizitës nga ambientet e Teatrit Kombëtar edhe në errësirë.

Artistët që firmosën janë besimplote në mbrojtje të godinës historike.

Regjisori Edmond Budina i kërkon Lulzim Bashës përmbajtje të 3 pikave kryesore të kontratës, ku vendin kryesor e zë mbrojtja e Teatrit Kombëtar.

Lulzim Basha u zotua se do t’i përmbahet çdo pike të kontratës mes artistëve e qytetarëve. Dhe kjo kontratë do të hyjë në fuqi sapo opozita të bëhet shumicë qeverisëse.

Partia Demokratike angazhohet që brenda vitit të parë me ardhjen në pushtet të rrisë buxhetin për artin e kulturën në nivelet më të larta në rajon e në konsultim me artistët të reformojë sektorët e artit e kulturës përmes decentralizimit të institucioneve kulturore, ndryshimin e ligjeve për shpërblimin e drejtë financiar të artistëve e garantimin e të drejtave të autorit.

Pas nënshkrimt të kontratës, sallën e teatrit e mbuloi sërisht errësira, pasi energjia u lidh me gjenerator, për këtë akt ceremonial.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është  e vendosur të vazhdojë qëndresën në mbrojtje të teatrit, në skenë dhe shesh 24 orë në 24.

Protestën ata dëshirojnë ta kthejnë në festë , përmes pjesëve artistike.

Në sheshin para teatrit nuk mungojnë edhe simbolikat  e protestës, pylli i vogël mes dy teatrove është dekoruar me emrat e artistëve që kanë bërë historinë e teatrit shqiptar. /ABC news Albania 24/7