Në Shën Petersburg, gjatë vendosjes së luleve në monumentin e poetit ukrainas Taras Shevchenko, të paktën gjashtë persona janë arrestuar. Pesë persona u arrestuan gjithashtu në qendër të qytetit siberian të Barnaul.
Saint Petersburg: police detain a man for laying flowers at the monument to Ukrainian poet Taras Shevchenko on the one-year anniversary of the war in Ukraine. 1/3
Photo: Andrey Bok for Fontanka pic.twitter.com/2QeOCfPeKz— Novaya Gazeta Europe (@novayagazeta_en) February 24, 2023
Katër të arrestuarit, sipas OVD-info, morën pjesë në një protestë në Sheshin Sovjetik. Një tjetër person i arrestuar mbante një pankartë pranë monumentit. Në qytetin e Khabarovsk, policia arrestoi aktivistin Nikolai Zhichii, i cili doli duke mbajtur foto të Vladimir Putin nga paraqitjet e tij televizive.
Në rajonin e Nizhny Novgorod, u arrestua këshilltari i qytetit Dmitry Mochalin, i cili doli për të protestuar i vetëm duke mbajtur një pankartë ku shkruhej: “Paqe në Ukrainë”.
Në qytetin e Yekaterinburgut, policia arrestoi shtatë persona. Në mesin e të arrestuarve, aktivistë të rinj të partisë Yiabloko dhe krijuesi i kanalit Svet Yekaterinenburg në Telegram.
Në Moskë, qytetarët vendosin lule në monumentin e poetes ukrainase Lesa Ukrainka. Policia po monitoron lëvizjen por deri më tani nuk ka të arrestuar.
Sipas faqes së internetit Sofa, pranë sheshit Pushkin policia ndalon kalimtarët dhe kryen një “kontroll personal” duke i detyruar qytetarët të zbërthejnë palltot dhe të hapin çantat e shpinës.
/abcnews.al