NATO ‘zbarkon’ në Durrës/ 4 anije luftarake ankorohen në Port për kërkimin e minave ushtarake

schedule11:09 - 24 Shkurt, 2023

schedule 11:09 - 24 Shkurt, 2023

DURRES – 4 anije të forcave të NATO-s kanë mbërritur në Portin e Durrësit, në kuadër të stërvitjeve të përbashkëta.

Anijet ushtarake turke, holandeze dhe italiane, do të asistojnë në kërkimin e miniave ushtarake në Gjirin e Durrësit.

Ato do të qëndrojnë për disa ditë, duke shkëmbyer eksperiencë me Forcën tonë detare dhe repartet zjarrfikëse te Portit te Durrësit.

Flotilja përbëhet nga anija komandë dhe 3 anije shoqëruese.

Anijet për dy muaj kanë kryer misioni të njëjta në ujërat e Detit Mesdhe. Kujtojmë se gjatë Luftës së Dytë Botërore, forcat gjermane e minuan bregdetin e Durrësit për të penguar zbarkimin e aleatëve.
Gjatë punimeve në porte dhe në ujërat territoriale, vitet e fundit janë hasur vazhdimisht mjete luftarake të ndryshme

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!