I ftuar në studion e “ABC Live” ka qenë analisti, Ilir Zhilla, i cili komentoi luftën mes Ukrainës dhe Rusisë, në përvjetorin e saj.
Zhilla tha se pas një viti është krejt e kundërta e asaj që ishte menduar, duke shtuar se 3 ditët e para të rezistencës së ukrainasve ishin decizive.
“Ajo që është kryesorja që pas një viti është krejt e kundërta nga ajo që ishte menduar. Perëndimi nga 2014 deri vitin e kaluar po e trajnonte Ukrainën për një luftë partizane, jo lufte frontale.
Populli ukrainas i bërë një rezistencë 3 ditët e para dhe 3 ditët e para janë sa 3 vjet. Rusia ishte në një situatë, ku Putini mendonte se do ta përmbyste vendin, me investimet e bëra.
Problemi në Ukrainë është sa ushtarak se edhe politik”, u shpreh Zhilla.
Zhilla shtoi po ashtu se kjo luftë nxori në dritë edhe llumra të politikës Europianë, siç ishte rasti Italisë, ku kryeministrja Meloni edhe pse sapo erdhi në pushtet zgjidhi krizën energjitike.
“Meloni ka vetëm 2 muaj që ka ardhur, shpejt bëri zgjidhjen energjitike. Marrëveshje me Algjerinë.
Në kuadër të këtij agresioni dolën në dritë shumë llumra të politikës Europiane. Doli edhe sa të drejtë kishte SHBA, për ngritjen e financave për mbrojtjen apo investimet që lidheshin me Rusinë.
Kyçi ka qenë politika gjermane, që ka qenë drejt marrëdhënieve të mira me lindjen.
Pas këesaj lufte, do të kemi rritje të vlerave politike të disa vendeve, si Polonia, apo Finlanda në raport me Francën, apo Gjermaninë”, theksoi analisti. r.t/abcnews.al


