Shtatë persona, duke përfshirë një djalë dyvjeçar, nënën e tij dhe katër adoleshentë, u plagosën nga plumbat në një rrugë në verilindje të Filadelfias, Pensilvani, sipas shefit të policisë së qytetit.
Një adoloshent ka marrë plagë të rënda, ai ndodhet në spital në gjendje kritike, tha Danielle Outlaw.
Viktimat u qëlluan me armë zjarri pasditen e djeshme, pak para orës 18:00 (me orën lokale), disa qindra metra larg një shkolle fillore, tha Outlaw, duke sqaruar se incidenti nuk ka nisur aty.
“Si vetë prind, e kuptoj frikën e njerëzve”, tha shefi i policisë së Filadelfias, pa dhënë detaje se kush hapi zjarr dhe pse.
Në SHBA është kthyer në një problem madhor përhapja e gjerë e armëve të zjarrit dhe lehtësinë me të cilën amerikanët mund të kenë akses në to.
Vendi ka më shumë armë se banorë; një në tre të rritur zotëron të paktën një armë dhe një në dy jeton në një familje me të paktën një armë.
Në krahasim me vendet e tjera të zhvilluara, në SHBA numri më i lartë i vdekjeve vjen si pasojë e sulmeve me armë nga 40.000 deri në 50.000 vrasje në vit. /abcnews.al