I vuri flakën pallatit ku jetonte, si pasojë vdiqen 10 persona, dënohet me 25 vite burg 44-vjeçarja

schedule20:30 - 23 Shkurt, 2023

schedule 20:30 - 23 Shkurt, 2023

Në Francë u dënua sot me 25 vite burg një 44-vjeçare, e cila i vuri flakën pallatit ku banonte, me pasojë vdekjen e dhjetë personave, në shkurt të 2019-ës.

Esia Boulares u shpall fajtore nga Gjykata e Apelit të Parisit për “shkatërrim të pronës së huaj, përmes zjarrit që shkaktoi vdekjen”. Në bazë të aktakuzës ajo mund të dënohet me burgim të përjetshëm.

Gruaja e varur nga alkooli dhe droga dhe që përballej me probleme të rënda psikologjike, ka pranuar se natën e 4-5 shkurt 2019 i ka vënë flakën katit të dytë të pallatit ku banonte, në lagjen 16 të Parisit, pas një sherri me fqinjin e saj.

Tymrat dhe flakët toksike përfshinë ndërtesën tetëkatëshe, ku ndërhyrja e zjarrfikëses ishte e vështirë, shumë prej banorëve u bllokuan në banesat e tyre.

Essia Boulares do të ketë të drejtën të kërkojë pezullimin e dënimit pas vuajtjes së dy të tretave, pra 16 vjet e tetë muaj. Ajo gjithashtu duhet të monitorohet nga shërbimet sociale dhe të trajtohet për 15 vjet. Ajo ka dhjetë ditë kohë për të apeluar dënimin.

“Është një dënim shumë i rëndë që nuk lë asnjë shpresë për klientin tonë”, ka komentuar avokati i saj, Sebastian Scapiras.

Një grua që jetonte në katin e 8-të të pallatit që u shpëtua falë ndërhyrjes së zjarrfikësve, e mbështet dënimin, duke e konsideruar “veçanërisht të rëndësishme” që Boulares të nënshtrohet një trajtimi në mënyrë që të jenë të sigurt ehe personat e tjerë.

Më herët, përpara se të shpallej dënimi, Boulares tha “unë thjesht dua t’u kërkoj falje të gjithëve”, dhe filloj të qaj. /abcnews.al