“Open Balkan” nxit debatin mes Xhafajt dhe Bytyçit: Ka ngecur se kishte kundër Gjermaninë

schedule22:51 - 22 Shkurt, 2023

schedule 22:51 - 22 Shkurt, 2023

TIRANË- Në studion “Bardh a Zi” u diskutua edhe procesi i “Open Balkan”, proces ky, i cili ka marrë aprovime dhe kundërshtime të shumta. Etjen Xhafaj nga Partia Socialiste tha se ky proces burimin e ka pasur tek procesi i Berlinit, në thelb të të cilit ishte afrimi sa më afër i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ai shtoi se kjo nismë ka pasur mbështetje edhe nga Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel.

“Ideja e “Open Ballkan” ka ardhur si reflektim rajonal për të ecur përpara pa konflikt. Ka qenë një iniciativë, që synonte t’i sillte gjashtë vendeve bashkë. Edhe Merkel e ka mbështet si nismë”, tha ai.

Profesori Enver Bytyçi shprehu një tjetër qëndrim, kur thotë se “Open Balkan” ka ngecur pasi Gjermania është shprehur kundër.

“Unë mendoj se ngeci, sepse ka qenë kundër Gjermania. Ju kundërvu procesit të Berlinit, dhe kjo ishte më e keqja. Atij i mungonte një  dokument, që quhet statut”, tha ai.

Ai komentoi edhe asocacionin e komunave me shumicë serbe, që sipas tij duhet realizohet pa kompetenca ekzekutive dhe se ky proces duhet të përfshijë të gjithë faktorin shqiptar, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.

“Asocacionit duhet të përfshijë të gjithë aktorët politikë në Kosovë, madje edhe të gjithë politikën shqiptare. Të realizohet pa komopetenca ekzekutive”, tha ai/ abcnews.al