Rusia miraton projektligjin që lejon qeverinë të fshehë të dhënat zyrtare

schedule19:05 - 22 Shkurt, 2023

schedule 19:05 - 22 Shkurt, 2023

Duma e Shtetit (dhoma e ulët) ka kaluar leximin e dytë dhe të tretë të një projektligji që i jep qeverisë ruse të drejtën të mos zbulojë statistika zyrtare, sipas faqes së internetit të sistemit të sigurimit të aktivitetit legjislativ. Për momentin projektligji i është dërguar Këshillit të Federatës (dhoma e sipërme) për miratim.

Më herët, Gjykata e Lartë e Rusisë ndaloi publikimin e statistikave në lidhje me dënimet ushtarake.

Gjithashtu pas fillimit të luftës në Ukrainë, autoritetet ruse fshehën një numër të madh të dhënash makroekonomike, duke përfshirë statistikat e tregtisë së jashtme, të dhënat për sistemin bankar, të dhënat në lidhje me ekzekutimin e buxhetit të shtetit, të dhënat në lidhje me rezervat valutore dhe rezervat e arit, konsumi i energjisë, nxjerrja e naftës dhe eksportet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!