32 ditë pa shi, Franca po përballet me thatësirën më të madhe që nga viti 1959

schedule11:41 - 22 Shkurt, 2023

schedule 11:41 - 22 Shkurt, 2023

Franca po përballet me thatësirën më të madhe që nga viti 1959, duke shënuar 32 ditë pa shi.

“Franca është në gjendje alarmi”, tha ministri i Tranzicionit Ekologjik Christian Bessou, i cili do të mbajë nesër, një takim të guvernatorëve rajonalë dhe zyrtarëve të furnizimit me ujë.

Siç deklaroi ministri, pas thatësirës dymujore të verës së vitit të kaluar, rezervat ujore janë ulur ndjeshëm dhe në disa zona duhet të merren masa që nga muaji mars që të mos shfaqen probleme të tjera gjatë sezonit të verës që vjen.

Ministri paralajmëroi francezët që kanë pishina që duhet të marrin masat e nevojshme për të kufizuar konsumin e ujit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!