Që prej orës 09:00, në Prokurorinë e Posaçme po mbahet seanca paraprake për kalimin apo jo për gjykim të dosjes për Inceneratorin e Fierit.
Kujtojmë që ditën e djeshme SPAK mori vendimin për ta kaluar për gjykim dosjen për inceneratorin e Elbasanit, ndërsa mbetet të shihet se çfarë vendimi do të marrë sot.
Ish-ministri, Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako, të cilët janë të akuzuar së bashku me dhjetëra persona të tjerë pretendojnë se nuk kanë kryer asnjë shkelje duke zbatuar të gjitha procedurat sipas ligjit.
Për këtë ata kërkojnë që të pushohet akuza, nëse jo të bëhet gjykim i shkurtuar, raporton gazetari i ABC News, Ermal Vija.
Personat të cilët po hetohen për këtë çështje akuzohen për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash.
Sa i takon kërkesës së avokatëve të Kokës për t’i bashkuar dosjet në një, Prokuroria ka refuzuar pasi sipas tyre veprat penale janë të ndryshme.r.t/abcnews.al

