Franca i bën apel Rusisë që të rishikojë vendimin e saj për traktatin e ri START

schedule19:03 - 21 Shkurt, 2023

schedule 19:03 - 21 Shkurt, 2023

Franca sot i bëri thirrje Rusisë që të “tregojë përgjegjësi dhe të rishikojë sa më shpejt të jetë e mundur” vendimin e saj për t’u bashkuar me traktatin ruso-amerikan të ri START për të kufizuar arsenalet strategjike bërthamore.

“Parisi rikujton se traktati i ri START është një mjet kyç i arkitekturës ndërkombëtare të kontrollit të armëve bërthamore dhe stabilitetit strategjik”, tha Anne-Claire Lezhandre, zëdhënëse e Departamentit të Shtetit.

Më herët gjatë ditës së sotme, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se vendi i tij po pezullon pjesëmarrjen në këtë marrëveshje, duke deklaruar gjithashtu se është gati të rifillojë testimet bërthamore.

Zëdhënësja kujtoi se Franca, ashtu si aleatët e tjerë të NATO-s, më 3 shkurt kishte shprehur shqetësimin për vazhdimin e këtij traktati, sepse Rusia nuk po përmbushte detyrimet e saj.

Parisi e konsideron gjithashtu Traktatin Gjithëpërfshirës të Ndalimit të Testeve Bërthamore, të cilin Rusia e ka nënshkruar dhe ratifikuar, shumë të rëndësishëm dhe, derisa të hyjë në fuqi, pret që Rusia t’i përmbahet moratoriumit të testeve bërthamore.

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken e quajti vendimin e Rusisë për New START “shumë zhgënjyes dhe të papërgjegjshëm”, duke siguruar se Uashingtoni mbetet “i gatshëm të diskutojë” me Moskën çështjen e armëve bërthamore strategjike. /abcnews.al