Pas vizitës së tij zyrtare dy ditore në Turqi, Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken vizitoi athinën ku u takua me ministrin e jashtëm të greqisë, Nikos dendias. Zyrtari i lartë i Uashingtonit i dërgoi një mesazh të fortë Ankarasë, duke i kërkuar që të ndalë kërcënimet që rrisin tensionin në rajonin e Mesdheut.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e jashtëm grek, Nikos Dendias, Blinken tha se është e rëndësishme që ndryshimet mes vendeve të menaxhohen në mënyrë diplomatike.
“Greqia dhe Turqia janë partnerët dhe miqtë tanë dhe ne vazhdojmë të diskutojmë dhe bashkëpunojmë me ta përmes NATO-s për sigurinë në rajon për të shmangur kërcënimet që rrisin tensionin dhe kjo është më e vështirë në një periudhë parazgjedhore. Shikoni rajonin në tërësi dhe çfarë po bën Greqia për t’u bërë një qendër fuqie dhe për të lidhur Afrikën me Evropën dhe për të bashkuar vendet për bashkëpunim.
Kur zgjidhen mosmarrëveshjet, hapen mundësi më të mëdha. Është shumë e rëndësishme që miqtë dhe partnerët të menaxhojnë dallimet e tyre në mënyrë diplomatike”.
Nikos Dendias përmendi të njëjtën temë greko-turke, duke thënë se Greqia nuk e lidh ndihmën e dhënë ndaj të prekurve nga tërmeti me politikën e jashtme. Ai tha se ndihma ndaj tyre, është një detyrim.
“Ne nuk e kombinojmë ndihmën për viktimat e tërmetit me politikën tonë më të gjerë të jashtme. Është detyrimi ynë ndaj njerëzve që po testohen t’i ndihmojmë ata. Nëse përmes këtij kontakti përmirësohet klima, kjo ka pasoja politike dhe ju e dini mirë.
Greqia nuk kërkon dëmshpërblim përmes ndihmës që u jep viktimave të tërmeteve, është detyrimi ynë të ndihmojmë turqit dhe sirianët”.
Blinken zhvilloi bisedime edhe me kryeministrin grek, kiriakos mitsotakis, ku po ashtu në fokus ishte marrëdheniet greko turke.
Një ditë më parë blinken ishte në Ankara. Ndër çeshtjet që u diskutua gjate takimit me zyrtarët vendsa ishte edhe kerkesa e ministrit te jashtem turk per ofrimin e avioneve F-16 nga SHBA.
Ankaraja nuk mund të blejë F-16 dhe në këto kushte besoj se kjo çështje mund të zgjidhet nëse qeveria amerikane merr një qëndrim të vendosur.
I pyetur për këtë, Anthony Blinken u përgjgj se uashingtoni e mbështet Ankaranë për çështjen e blerjes së avionëve luftarakë,por nuk specifikoj një datë se kur do të ndodh kjo.
/abcnews.al