Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria dhe Greqia, akord strategjik/ Rama pritet nga Mitsotakis: Dokument i përbashkët për çështjet e pazgjidhura

schedule13:07 - 22 Prill, 2026

schedule 13:07 - 22 Prill, 2026

Shqipëria dhe Greqia me një marrëveshje të re partneriteti strategjik brenda vitit. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u prit zyrtarisht në Athinë nga kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis në Pallatin qeveritar Maximos.

Nga takimi ballë për ballë, kryeministrat ranë dakord për të çuar marrëdhëniet dypalëshe në një nivel tjetër, për të zgjidhur gjithë çështjet e mbartura.

“Besoj se kemi ende një mundësi të rëndësishme për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura që kanë të bëjnë me marrëdhëniet tona dypalëshe dhe për të vendosur miqësi të vërtetë midis dy popujve tanë”, u shpreh kryeministri grek.



Rama shprehu dakordësinë që partneriteti i ri strategjik i Shqipërisë me Greqinë, të përmblidhet në një dokument të përbashkët ku ti jepet zgjidhje të gjitha çështjeve të pazgjidhura.

E vlerësojmë shumë. Dhe, po, jemi shumë të etur të vazhdojmë dhe të përfundojmë atë që kemi rënë dakord së bashku, një dokument të guximshëm partneriteti strategjik ku të gjitha çështjet trajtohen dhe nuk ka më çështje të pazgjidhura midis nesh”, tha ai.

Sa i përket konflikteve të shkuara, si çështja Beleri, Rama dhe Mitsotakis pranuan se janë harruar, dhe tani prioritet mbetet anëtarësimi i Shqipërisë në BE.

“Është gjithmonë mirë të na jepet mundësia të vlerësojmë progresin e rëndësishëm që kemi bërë në marrëdhëniet tona dypalëshe dhe mbështetjen tonë të vazhdueshme në rrugën e vështirë që keni ndjekur drejt Bashkimit Evropian”, tha Mitsotakis.

Për t’ju thënë të vërtetën, ndihem i lehtësuar që ajo që duhej të lihej në të kaluarën, lihet në të kaluarën, sepse kjo më jep mundësinë të vij më shpesh në vendin tuaj të bukur, të cilin e dua.”, theksoi kryeministri Rama,

Në klimën e re pozitive, pati vend dhe për batuta. Rama kërkoi falje për veshjen jo dhe aq zyrtare, por Mitsotakis e siguroi se grekëve u pëlqen kjo.

“Është një nder të jem këtu dhe kërkoj ndjesë që nuk jam veshur aq zyrtarisht sa ju, sepse nuk e prisja një pritje të tillë. Kështu që shpresoj që media greke nuk do ta perceptojë ndryshe, përveçse si mungesë informacioni të mirë nga protokolli im.”, tha Rama.

“E pranojmë që je gjithmonë shumë krijues në mënyrën se si vishesh, dhe kjo na pëlqen”, pohoi kryeministri i Greqisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!