Mes lotëve e frikës, në Turqi ka edhe lajme emocionuese që prekin zemrat. E tillë është historia e Berfinit tqë doli e gjallë nga rrënojat e shtëpisë së saj në provincën Hatay të Turqisë.
Vajzë 5-vjeçare ka festuar ditëlindjen në kampin ku u vendos familja e saj pas tërmetit shkatërrimtar që goditi vendin.
E rrethuar nga fëmijë, punonjës, vullnetarë, prindërit e saj dhe një pjesë tjetër e qytetarëve të shpëtuar kanë dhuruar buzëqeshje vogëlushes, jeta e së cilës ndryshoi plotësisht.
Në një video të publikuar nga mediat e huaja, 5-vjeçarja e buzëqeshur, fryn qirinjtë e tortës.
“Ishte një ditë shumë e bukur”, është shprehur vogëlushja.
/abcnews.al