Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Restaurimi i 15 flamujve historikë, Stamati: Kemi bërë 20 vite kërkime, identifikimi i cilit ishte më i vështirë

schedule12:18 - 21 Shkurt, 2023

schedule 12:18 - 21 Shkurt, 2023

Restauratori Frederik Stamati ka folur për restaurimin e 15 flamujve historik që ruhen në Muzeun Historik Kombëtar. I ftuar në “Pas Mesnate”, ai ka treguar të gjitha peripecitë që ka hasur gjatë identifikimit të tyre, duke marrë shembull flamurin e Bandës Vatra.

Stamati është ndalur dhe te flamuri i krahinës autonome të Korçës, të cilin filimisht i thanë që ishte i regjimit algjerian.

“Ishte një enigmë e vërtetë historia e këtyre flamunjve dhe çfarë përfaqësonin ata. U mundova të shihja disa çështje vetë për identifikimin e tyre dhe për t’i shpëtuar nga prishja.

Për identifikimin natyrisht kam bashkëpunuar edhe me specialist të tjerë të fushës së historisë, të cilët njohin fenomene dhe zhvillimet e ngjarjeve dhe pa ndihmën e tyre nuk do të ishte e mundur të identifikoheshin një sër nga këta flamuj. Për shembull, profesor Eftim Dodona ishte ai që kur pa flamurin e bandës Vatra, se ka pasur të atij instrumentist në bandë dhe sa e pa flamurin ra në gjunjë. ‘Ky është flamuri i babës sim’, tha, se ka qenë instrumentist. Ai e futi në histori dhe na dha indicien e parë që është flamuri i parë i bandës Vatra. Nga ky grup flamuj, ky ishte zbulimi i parë. Pastaj i erdhi radha e flamujve të parë të historisë shqiptare, i cili u bë nga specialistët e historisë së ushtrisë shqiptare, siç ishte profesor Hasani me kolegët e vetë. Pastaj, më vonë, gradualisht njëri pas tjetrit filluan që të identifikoheshin gradualisht. Ishte fat që gjetëm në arkivën e shtetit disa materiale dhe u bë e mundur që të bëhej identifikimi. Shumë i vështirë ka qenë identifikimi i flamurit që u përdor për të shpallur krahinën autonome të Korçës.

Gati 20 vjet kërkime, por theksoj këtë flamurin e çështjes së Korçës, kërkoja në arkiv dhe thoshte flamur i regjimentit algjerian. Pyetja ç’është ky regjiment algjerian dhe nuk e shpjegonte dot asnjëri. Pastaj në një dosje gjeta historinë e kthimit të flamurit në Shqipëri në mënyrë zyrtare. Por prap nuk e dija se kujt i përkiste ky flamur dhe fillova ta kërkoj”, u shpreh ndër të tjera restauratori i njohur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!