Gjykim apo kthim Prokurorisë, SPAK vendos sot për dosjen e inceneratorit të Elbasanit

schedule10:32 - 21 Shkurt, 2023

schedule 10:32 - 21 Shkurt, 2023

Gjykata e Posaçme do të mbajë sot në orën 12:00 një seancë paraprake për dosjen e inceneratorit të Elbasanit.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija, raporton se gjyqtarja, Rudina Palloi, do të vendosë nëse do ta dërgojë për gjykim apo dosja do t’i kthehet Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Në dosje janë të përfshirë ish-ministri Lefter Koka, i cili akuzohet se ka marrë ryshfet 2.7 milion euro për dhënien e lejes së ndërtimit të inceneratorit të Elbasanit, ish deputeti, Alqi Bllako, ndaj të cilit janë zbuluar disa emaile me Klodian Zoton, ku përcaktohet gara dhe disa zyrtarë të tjerë.

Koka dhe Bllako kërkojnë që ndaj tyre të pushohen të gjitha akuzat.r.t/abcnews.al