Nga Hergi Llupi
Sot, të martën mbrëma, do të shohim një takim mes dy prej klubeve më të shquara të Evropës. Liverpool pret Real Madridin në “Anfield Road” në 1/16 e Champions League.
Liverpool shpreson të hakmerret për humbjen e fundit në Champions League ndaj Realit majin e kaluar, por kjo do të jetë një provë e vështirë kundër gjigantëve të Spanjës. Të kuqtë nuk kanë fituar asnjë nga gjastë takimet e tyre të fundit me Real Madrid, duke barazuar një herë dhe duke humbur pesë nga këto sfida. Kjo është seria e tyre më e gjatë e ndeshjeve pa fitore në histori kundër një kundërshtari të vetëm në historinë e kupave evropiane.
Liverpool do të presë në shtëpi Real Madrid. Të kuqtë e Jurgen Klopp duket se janë futur në shinat e fitoreve në kampionatin anglez. Pasi kishin pësuar 2 humbje dhe një barazim, ata arritën të merrnin dy fitore radhazi. Pozicionimi i tyre në tabelë nuk është shumë i mirë, pasi Liverpool ndodhet në vendin e 8-të me 35 pikë.
Spanjollët e Real Madrid janë më të rrezikshëm në këtë kompeticion. “Los Blancos” ndodhen në vendin e dytë në La Liga, me 8 pikë nga Barcelona e vendit të parë. Gjithsesi, Real Madrid gjithmonë ka treguar se në Champions League nuk janë të lehtë për t’u mposhtur dhe se gjithashtu dihet se janë kampionët në fuqi dhe klubi me më shumë trofe të tillë.
Mungesa do të ketë për të dyja klubet. Liverpool do të vijë sot në “Anfield Road” pa Arthur, Luis Diaz, Konate, Ramsay dhe Thiago Alcantara. Nunez ka patur një problem me shpatullën, po duket se do të jetë në dispozicion mbrëmjen e sotme. Real Madrid nga ana tjetër do të bëjë pa Toni Kroos, Mendy dhe Tchouameni.
Reali do të bëjë një udhëtim të katërt në Anfield për t’u përballur me Liverpoolin në Champions League. Ata humbën ndeshjen e parë atje në mars të vitit 2009, duke pësuar një humbje të turpshme me rezultatin 4-0, por nuk kanë pësuar gol në dy vizitat e tyre të fundit, duke fituar 3-0 në tetor të vitit 2014 dhe duke barazuar 0-0 në prill të vitit 2021. Megjithatë, klubi spanjoll nuk ka pasur paraqitjen më të mirë të formës jashtë në Angli në kompeticion kohët e fundit, duke fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit jashtë fushe me klubet angleze në Champions League, me dy barazime dhe katër humbje.
Kjo ndeshje do të jetë një përsëritje e finales së Championsit të sezonit 2021-2022, ku Real Madrid fitoi titullin e 14-të të Champions League në Paris kudnër Liverpoolit të Jurgen Klopp. Kjo ishte humbja e tretë e teknikut gjerman në finale të këtij turneu, më së shumti nga çdo trajner. Në anën tjetër, trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti është trajneri i parë në historinë e Champions League që fiton trofeun katër herë. Italiani ka fituar katër nga pesë finalet e tij, duke dështuar vetëm kundër Liverpoolit në vitin 2005.
Në moshën 21 vjeçare e 320 ditë, Vinicius Jr u bë lojtari i dytë më i ri që shënon në finalen e kompeticionit për Real Madrid, pas Marco Asensio në vitin 2017, por arsyeja kryesore e fitores së tyre ishte portieri Courtois. Belgu bëri nëntë pritje kundër Liverpoolit në këtë finale, më së shumti e regjitstruar nga një portier në një finale të Champions League që nga sezoni 2003-2004.
Në përgjithësi, Liverpool tentoi 24 herë të godiste portën në këtë finale, 20 më shumë se “Los Blancos. Kjo disfatë e ndali Liverpoolin tëfitonte një tripletë kupash në sezonin 2021-2022, pasi kishte siguruar tashmë EFL Cup dhe FA Cup. Çuditërisht, pavarësisht kësaj, Liverpooli nuk arriti të shënonte në asnjë nga tre finalet e tyre sezonin e kaluar , duke fituar dy trofetë vendas përmes gjuajtjeve të penalltive. Kjo do të thotë se ata nuk shënuan asnjë gol në pesë orë e gjysmë futboll në finalet e tyre kryesore në sezonin 2021-2022.
Pas një fillimi të tmerrshëm të vitit 2023, Liverpool do të shpresojë që dy rezultatet e fundit të nënkuptojnë se ata janë duke bërë një kthesë. Fitoret radhazi me rezultatet 2-0 kundër Evertonit dhe Newcastle përfunduan një sekuencë prej vetëm 1 fitoreje në shtatë ndeshje, të cilat përfshinin humbje në Premier League ndaj Brentford, Brighton dhe Wolves, plus një eliminim në FA Cup ndaj Brighton. Blerja e janarit, Cody Gapko, ka shënuar në të dyja fitoret e fundit të Liverpool, ndërsa Nunez shënoi vetëm për herë të dytë në 10 ndeshje pas Kupës së Botës.
Real Madrid ka pasur një 2023 tepër të ngarkuar, me klubin spanjoll që ka luajtur tashmë 14 ndeshje këtë vit, gjashtë më shumë se kundërshtari anglez. Skuadrës së Ancelottit iu desh të bënte udhëtime të gjata në Arabinë Saudite për të luajtur në Superkupën e Spanjës dhe Marok për të luajtur dhe fituar Kupën e Botës për Klube. Forma e Realit në Champions këtë sezon ishte e mjaftueshme për t’i parë ata në krye të grupit F në rrugën për të kaluar në raundin e 1/16. Katër fitoret e tyre nga gjashtë ndeshje i vendosën ata mbi Leipzig, Shakhtarit dhe Celtic.
Pas humbjes së ndeshjes hapëse të sezonit 2022-23 në Champions League, 4-1 kundër Napolit, Liverpool ka fituar secilën nga pesë ndeshjet e fundit evropiane. Vetëm një herë më parë ata kanë pasur një ecuri më të gjatë fituese nën drejtimin e Klopp në kompeticion, duke fituar shtatë radhazi midis shtatorit 2021 dhe shkurtit 2022.
Mohamed Salah e ndihmoi veten të shënonte shtatë gola në fazën e grupeve të Championsit 2022-23, me vetëm Kylian Mbappe i Paris Saint-Germain të niveluar me të në tabelën e golashënuesve më të mirë. Në fakt, ky numër është vetëm një nga totali i tij në kompeticion sezonin e kaluar (tetë) dhe tre larg nga konkurrenca e tij më e lartë në të gjitha kohërat në një fushatë të vetme (10 në 2017-18).
Shtatë golat e Salah në gjashtë paraqitje në Champions League janë vetëm një më pak se sa ka arritur në 22 ndeshje në Premier League këtë sezon (tetë), por atij do t’i duhet të përmirësojë rekordin e tij të shënimeve kundër klubeve spanjolle në këtë kompeticion. Ai ka shënuar vetëm katër gola në 16 paraqitje kundër ekipeve spanjolle në Champions League, me dy gola kundër Atletico Madrid, një kundër Real Madridit dhe Sevillas dhe asnjë kundër Barcelonës apo Villarrealit në historinë e kompeticionit.
Por ka pak dyshim se Salah është në mesin e golashënuesve elitë në kompeticion. Ai ka shënuar 43 gola në Ligën e Kampionëve në përgjithësi dhe nëse gjen rrjetën në këtë ndeshje, ai do të barazojë Didier Drogba (44 gola) si lojtari afrikan më i mirë në këtë kompeticion.
Vinicius Junior ishte heroi i Real Madridit në fitoren 1-0 në finalen e Championsit ndaj Liverpoolit majin e kaluar. Braziliani ka qenë në formë të fortë gjatë sezonit 2022-23, me katër golat e tij tashmë që barazojnë më të mirën e tij në një sezon të vetëm në kompeticion, në nivel me sezonin e kaluar.
Vinicius Jr ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në shtatë gola në tetë ndeshjet e tij të fundit jashtë fushe në Champions League (pesë gola dhe dy asistime), me tre prej tyre që erdhën në ndeshjet jashtë fushe kundër skuadrave britanike, një asistim në Stamford Bridge kundër Chelsea dhe golat në Etihad Stadium kundër Man City dhe në Celtic Park kundër Celtic.
Pavarësisht se është ende vetëm 22 vjeç, sulmuesi ka qenë i përfshirë në 24 gola (16 gola, 8 asistime) në 34 paraqitje këtë sezon për Realin, me tetë prej tyre në shtatë ndeshjet e tij të fundit (pesë gola, tre asistime). Asnjë lojtar nuk është përfshirë më shumë për klubin në sezonin 2022-23, me gjithsej katër më shumë se Karim Benzema.
Real Madridi mund të ketë nevojë që ai të performojë, duke marrë parasysh se Benzema ka luajtur 324 minuta në Champions League që kur shënoi për herë të fundit (kundër Man City në maj 2022), me francezin që nuk arriti të gjente rrjetën në secilën nga pesë paraqitjet e tij të fundit në kompeticion.
Parashikimi i “OPTA” është se Liverpool do të fitojë ndaj Realit në Anfield, duke i dhënë atyre një shans prej 42.8%. Mundësia për të fituar Reali në kohë të plotë nuk është shumë e ultë, me 32.2%, por parashikimi i këtij portalit analitik beson se ecuria e tyre e pamposhtur prej gjashtë ndeshjesh kundër klubit anglez do të përfundojë përpara ndeshjes së kthimit në Spanjë më 15 mars.
Formacionet e mundshme:
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson; Bajcetic, Fabinho, Henderson; Salah, Gakpo, Jota.
Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Rudiger, Alaba; Ceballos, Camavinga, Modric; Valverde, Benzema, Vinicius Jr.