I ftuar në emisionin “Tirana Live” në ABC News është i ftuar anëtari i Këshillit Kombëtarë të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti.
Alimehmeti komentoi situatën aktuale në PD e drejtuar nga Sali Berisha, në një kohë kur jemi pak muaj nga zgjedhjet lokale.
Ish-kandidati në primaret e Tiranës u shpreh se PD ka nisur prej kohësh me përgatitjet dhe në momentin që do të nisë zyrtarisht fushata do të jetë gati.
“Të gjitha përgatitjet janë në kuadër të fushatës. Fushata ende nuk ka nisur, ne po përgatitemi që kur të nisë të jemi gati.
Një pjesë e kësaj veshjeje e ka Tirana. Në fund të ditës behet fjalë për shërbime ndaj qytetarëve. Unë nuk mund të them se ku jemi, po ju garantoj që ka vërtet gjëra të reja në këtë program.
Programi po gatuhet prej javësh dhe muajsh, por do akoma kohën e vet që të dalë zyrtarisht.
Do të jetë një komunitet i tërë që do të marrë benefitet”, thas fillimisht Alimehmeti.
Në lidhje me rezultatet e mundshme në Tiranë dhe mundësinë e PD për të thithur elektoratin “gri”, Alimehmeti tha se kur bëhet fjalë për shërbime, të gjithë janë njësoj, e për të Tirana ka ende shumë mangësi në shërbimet.
Ai shtoi se përdorimi i fjalës “gri” përdoret qëllimisht nga politika duke i cilësuar si të “plakur” e të “lodhur”, por sipas tij ata janë ata persona që nuk janë tifozë me asnjë parti.
Kur bëhet fjalë për shërbimet, ata janë për të gjithë njësoj. Kur në flasim në 2023 për cilësinë e ujit, është e dhimbshme.
Rritja e çmimeve, korrupsioni, trafiku e shumë gjëra të tjera, këto nuk pyesin se cilës parti ti bën pjesë.
Nëse gjërat do të funksionin mirë me këdo parti, njerëzish do të ishin të qetë.
Me vret veshin elektorati gri, në mënyrë të qëllimshme partitë e përdorin këtë emër, kjo është pjesa me vibrante e shoqëris. Përdoret fjala “gri” qëllimisht nga partitë politike, pse nuk quhet i verdhë, por tentohet të shikohet me një sy tjetër neglizhues”, shtoi ai.r.t/abcnews.al