Koreja e Veriut nuk ndalet, lëshon dy raketa të tjera balistike

schedule08:43 - 20 Shkurt, 2023

schedule 08:43 - 20 Shkurt, 2023

Koreja e Veriut ka lëshuar 2 raketa balistike, e treta në më pak se 48 orë dhe një ditë pas stërvitjeve të përbashkëta midis Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut.

Kështu njoftoi shefi i përbashkët i shtabit në Seul.

“Koreja e Veriut lëshoi 2 raketa balistike drejt Detit Lindor”, tha ushtria e Koresë së Jugut, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve Yonhap.

Lëshimi i raketave ndodhi dy ditë pasi Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike ndërkontinentale në brigjet perëndimore të Japonisë duke bërë që SHBA të zgjasë stërvitjet ushtarake ajrore me Korenë e Jugut.

Ndërkohë mediat në Korenë e Veriut kanë konfirmuar se Pheniani ka lëshuar dy raketa, duke goditur objektivat në një distancë prej 395 dhe 337 kilometrash.

Pheniani ka kryer një numër të paprecedentë testesh raketash në vitin 2022, ndërsa kërkon të zhvillojë armë të reja strategjike dhe të përshpejtojë programet e tij për të forcuar arsenalin e tij raketor dhe bërthamor.

Qeveria japoneze do të kërkojë një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pas lëshimeve të reja të raketave nga Koreja e Veriut, tha të hënën kryeministri Fumio Kishida.

Tensionet në gadishullin korean janë në një nivel jashtëzakonisht të lartë, mes testeve të vazhdueshme të armëve nga Koreja e Veriut dhe intensifikimit të pritshëm të stërvitjeve ushtarake të përbashkëta të SHBA-së dhe Koresë së Jugut.

Seuli dhe Uashingtoni gjithashtu kanë paralajmëruar që nga viti i kaluar se Pheniani po përgatitet të testojë një armë të re bërthamore.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u shpreh se duhet të ketë një dënim të fortë për lëshimin e ri të raketës nga Koreja e Veriut dhe i bëri thirrje Phenianit të ndalojë “veprimet provokuese”. Kjo është bërë e ditur nga një zëdhënës i Kombeve të Bashkuara

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!