Juventus ka dalë me “kokën” lart nga “Stadi Alberto Piço”, ku ka mundur vendasit e Spezia, me një rezultat komod 0 me 2, në një lojë të dominuar nga “zonja e vjetër”.
Djemtë e Allegrit u mjaftuan me nga 1 gol në secilën pjesë, ku fillimisht protagonist ishte Moise Kean, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 32’, pas një krosimi fantastik të Filip Kostic, dhe më pas do të vinte radha e “kampionit të botë”, Angel Di Maria, i cili “ndëshkon” portierin Dragowski me një goditje ultazi, por potente nga jashtë zone, duke “hipotekuar” 3 pikët.
Me këtë fitore, “bardhezinjtë” ngjiten në vendin e 7-të, teksa kanë arritur të grumbullojnë plot 32 pikë dhe tashmë ndodhet vetëm 9 pikë larg zonës së kualifikimit për një kompeticion evropian. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Moise Kean:
Goli i Angel Di Maria: