“Paraqiten si inspektorë”, Tatimet publikojnë videon: Si po mashtrohen bizneset

schedule11:13 - 19 Shkurt, 2023

schedule 11:13 - 19 Shkurt, 2023

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar një video ku individë të caktuar mashtrojnë bizneset duke u prezantuar si punonjës tatimorë. DPT ka sqaruar se ka marrë të gjitha masat duke e referuar rastin e paraqitur në video në Prokurorinë e Tiranës ndërsa bën thirrje që të denoncohen ngjarje të tilla.

“Duke marrë shkas nga denoncimet e disa bizneseve tatimpaguesve, viktima të mashtrimit nga individë, që nuk janë punonjës të Administratës Tatimore, por që prezantohen në subjekte si të tillë, DPT sqaron se ka marrë të gjitha masat duke e referuar rastin e paraqitur në video, në Prokurorinë e Tiranës.

Në video ? një prej rasteve të siguruara nga kamerat e biznesit, pamjet e të cilave tregojnë personin në fjalë, i cili është paraqitur si Inspektor Tatimesh.Inkurajojmë çdo tatimpagues të japë kontributin e tij për të denoncuar rastet abuzive me qëllim mbrojtjen e të drejtave të tyre!”, thuhet në njoftim.

/abcnews.al