Studentët kanë nisur protestat në Ekuador, duke kërkuar dorëheqjen e presidentit të vendit, pasi mediat publikuan një investigim ku thuhet se ai ka lidhje me mafian shqiptare.
Studentët protestuan me pankarta “Ekuadori thotë JO”. Sipas tyre, Ekuadori po bëhet shtet i dështuar. Të rinjtë protestuan përpara parlamentit, duke kërkuar që të nisin procedurat për shkarkimin e presidentit Guillermo Lasso.
Ky i fundit, vendosi të sulmojë dhe kërcënojë gazetarët e portalit La Posta, që publikoi investigimin. Gazetarët iu përgjigjën duke thënë se refuzojnë këtë sjellje autokratike dhe intimiduese. Prokuroria thotë se ka nisur hetimet për rastin.
A corruption scandal in Ecuador splashes around President Lassohttps://t.co/w4389t9ZXJ#LatestNews pic.twitter.com/Ht8tInNeQv
— NowMyNews (@NowMyNews) January 26, 2023
La Posta publikoi një investigim, bazuar në informacionet e inteligjencës ekuadoriane, ku thuhet se kunati i presidentit, Danila Carrera është i lidhur me mafian shqiptare. Ai i mban këto kontakte përmes mikut të tij, Ruben Cherrez.
#Ecuador | The National Institute of Statistics and Census (INEC) reported that the price of the basic family basket (CFB) increased by $40.32 compared to January 2022. pic.twitter.com/qVcTk8BNZg
— teleSUR English (@telesurenglish) February 8, 2023
Carrera dhe Cherrez ishin personat përgjegjës për vendosjen e zyrtarëve të lartë të qeverisë. Para pak ditësh, ministri i Agrikulturës në vend dha dorëheqjen pasi u mësua se ishte caktuar në këtë post nga dyshja Carrera-Cherrez.
/abcnews.al